×
  • Lajme
  • Botë / VIDEO

    Tërmeti shkatërrues godet Myanmarin, lëkundje të fuqishme edhe në Tajlandë

    Reporteri
    28 Mars 2025 | 17:19

    Një tërmet me magnitudë 7.7 ka goditur Myanmarin, duke shkaktuar dëme të shumta materiale dhe panik të madh në rajon.

    Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara (USGS) ka raportuar edhe një pasgoditje të fuqishme prej 6.4 ballë vetëm 12 minuta pas lëkundjes fillestare.

    Tërmeti është ndjerë edhe në Kinë dhe Tajlandë, ku mijëra njerëz janë parë duke evakuuar ndërtesat dhe mbushur rrugët e qyteteve kryesore, përfshirë Bangkokun dhe Chiang Mai.

    Pamje shqetësuese në rrjetet sociale tregojnë ndërtesa që lëkunden, uji që derdhet nga pishinat e rrokaqiejve dhe rrugë të dëmtuara.

    Kryeministri i Tajlandës Paetongtarn Shinawatra ka thirrur një takim urgjent, ndërsa ekspertët paralajmërojnë për dëme strukturore të mundshme në Bangkok, pasi ndërtesat në këtë qytet nuk janë ndërtuar për të përballuar tërmete kaq të fuqishme.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!