Rezultatet e analizave për antitrupa që u bënë në afro 65,000 italianë, tregojnë se afro 1.5 milionë persona ose 2.5% e popullatës e kanë pasur koronavirusin, kanë thënë zyrtarët shëndetësorë të hënën.
Kjo shifër është gjashtë herë më e madhe se numri i zyrtar i infektimeve në Itali, që është gati 25.000. Rezultati, kur krahasohet me numrin e përgjithshëm të të vdekurve që shkoi në afro 35.000, përputhet me shkallën e mortalitetit prej 2.3% që ka ky virus, shkruan AP-ja.
Dr. Franco Locatelli, këshilltar kyç shkencor për qeverinë, tha se testet ishin bërë për të kuptuar qarkullimin e virusit në këtë shtet, e jo për të kuptuar nëse italianët që kanë antitrupa janë të sigurt nga virusi.
Ndryshimi i madh gjeografik në infektime, me 7% të banorëve që dolën të infektuar në Lombardi dhe me 0.3% në Sicili, tregon se mbyllja tremujore e shtetit kishte qenë kyç në kufizimin e virusit që të mos përhapet edhe në vendet tjera po aq keq sa kishte qenë në veri. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.