×
  • Lajme
  • Botë

    Tetë të lënduar nga tërmeti në Stamboll

    Reporteri
    26 Shtator 2019 | 20:07
    epa07871020 Parents meet with their child at a school after a 5.8 magnitude earthquake in Istanbul, Turkey, 26 September 2019. According to reports, eight people were slightly injured in the earthquake while schools were on holiday. EPA-EFE/ERDEM SAHIN

    Një tërmet me fuqi prej 5,8 ballësh sot e goditi Stambollin, me ç’rast tetë persona u lënduan lehtë, ndërsa shumë persona në panik i braktisën shtëpitë e tyre dhe dolën në rrugë.


    Departamenti për menaxhimin e fatkeqësive dhe gjendje të jashtëzakonshme deklaroi se tërmeti është regjistruar në detin Marmara në orën 13.59 sipas kohës lokale, në thellësi prej 7 kilometrash dhe është ndjerë në zonën perëndimore të Marmarasë.

    Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan deklaroi se tetë persona janë të lënduar dhe se ata janë nën kujdesin mjekësor. Ai shtoi se përveç informacioneve për shkatërrime të vogla nuk ka raporte për dëme të mëdha materiale.

    Ministri i Shëndetësisë Fahretin Kodca përmes Tuiterit konfirmoi se nuk ka të vdekur.

    Pamjet televizive tregojnë një minare të rrënuar në pjesën perëndimore të qytetit.

    Agjencia për menaxhim me gjendje të jashtëzakonshme deklaroi se një ndërtesë është shtrembëruar, ndërsa në dy të tjera janë paraqitur të çara.

    Mediat turke informuan se fëmijët janë evakuuar nga shkollat dhe se shkollat janë mbyllur.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!