Një vajzë tetëvjeçare në SHBA po luante jashtë kur gjeti një pajisje shpërthyese në mes të rrugës.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, Maya Buffington tha se ajo iu afrua objektit duke menduar se ishte një kafshë nga larg, vetëm kur zbuloi se ishte krejt diçka tjetër.
“Gjeta një bombë”, tha Maya të enjten për mediumin KCCI.
Vajza nga Ankeny, Iowa, përshkroi se si pajisja ia tërhoqi vëmendjen të mërkurën pak para orës 9:30 të mëngjesit.
“Unë pashë diçka në rrugë që mendoja se ishte një ketër i ngordhur dhe pastaj shkova ta shikoj atë dhe e pashë që nuk ishte një ketër i vdekur”, tha ajo.
“Unë pashë diçka të mbështjellë me shirit dhe karton”, u shpreh tetëvjeçarja.
Maya menjëherë iku për sigurinë e saj.
“Mendova se duhej të largohesha shpejt dhe t’i tregoja nënës time”, theksoi ajo.
Nëna e Maya-s e thirri policinë e Ankeny-s, dhe policia filloi të hetojë pajisjen dhe origjinën e saj.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.