×
  • Lajme
  • Botë

    Tha se Covid është më pak vdekjeprurës se gripi, Facebook fshin postimin e Trump

    Reporteri
    06 Tetor 2020 | 22:48

    Facebook i ka fshirë këtë të martë postimin e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump. Përmes postimit Trump pretendon në mënyrë të gabuar se Covid-19 është më pak vdekjeprurës se gripi sezonal.


    Zëdhënësi i Facebook Andy Stone konfirmoi se kompania hoqi postimin për thyerjen e rregullave për dezinformimin për Covid-19.

    Presidenti Trump, përmes postimit ka minimizuar në mënyrë të pandershme ashpërsinë e virusit dhe kërcënimin e Covid-19, ndërsa vazhdon luftontën me sëmundjen.

    Trump gjithashtu postoi të njëjtin mesazh në Tëitter. Ky postim është ende publik por Tëitter i ka bashkangjitur një mesazh postimit duke thënë se ai shkel rregullin e kompanisë për përhapjen e informacionit mashtrues në lidhje me Covid-19.

    Në gusht, Facebook dhe Tëitter hoqën një postim nga Trump për përmbajtjen e pretendimeve të rreme në lidhje me Covid-19. Postimi përmbante një video të Presidentit gjatë një interviste në Fox Neës, në të cilën ai pretendoi në mënyrë të gabuar se fëmijët janë “pothuajse imunë” ndaj virusit.

    *CNN

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!