×
  • Lajme
  • Botë

    “The Sun” zbulon se kush është personi i vdekur në arkivol për të cilin u spekulua se mund të jetë Kim Jong-un

    Reporteri
    28 Prill 2020 | 9:47

    Ditët e fundit në mediat ndërkombëtare është janë shpërndarë disa lajme ku dyshohet se lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un mund të ketë vdekur pas një operacioni të ndërlikuar.


    Ndërkohë në disa media është bërë virale një foto ku duket një person i ngjashëm me Kim Jong Un në një arkivol prej xhami.

    Megjithatë fotoja nuk i përket Kim Jon Un. Ashtu siç raporton media britanike The Sun, imazhi është realizuar në vitin 2011 në funeralin e Kim Jong-il, i cili ndërroi jetë nga një sulm në zemër. Fillimisht fotografia u publikua nga media japoneze HKSTV dhe më pas u shpërnda nga media të tjera të huaja.

    Spekulimet për gjendjen shëndetësore të Kim Jong Un nisën pasi mungoi në festimet e ditëlindjes së gjyshit të tij më 15 prill. Kim, i cili është 36 vjeç nuk është parë në publik që me 11 prill.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!