×
  • Lajme
  • Botë / E fundit

    The Telegraph: SHBA’ja tërhiqet nga negociatat për paqe në Ukrainë

    Reporteri
    02 Maj 2025 | 14:36

    Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë tërhequr nga negociatat për paqe në mes Ukrainës dhe Rusisë, raporton “The Telegraph“, përcjell Reporteri.net.

    Departamenti i Shtetit ka thënë se tërheqja ka ndodhur pasi presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka refuzuar të nënshkruaj armëpushimin.

    Tutje, DASH ka thënë se Kievi dhe Moska duhet të paraqesin tani propozime konkrete për ta përfunduar luftën dhe se duhet të takohen direkt për ta zgjidhur konfliktin.

    SHBA-ja ka paralajmëruar më herët se negociatat kanë hyrë në një fazë “kritike”, dhe mungesa e përparimit mund të nënkuptojë tërheqjen e Uashingtonit nga përpjekjet për të ndërmjetësuar përfundimin e konfliktit.

    Sekretari, Marc Rubio, tha javën e kaluar se ndonëse është bërë “përparim i vërtetë” në bisedimet për t’i dhënë fund pushtimit rus të Ukrainës, “hapat e fundit në këtë udhëtim gjithmonë do të ishin më të vështirët, dhe kjo duhet të ndodhë shpejt”.

    Trump, i cili nisi mandatin e dytë në janar, e ka bërë ndër prioritetet kryesore përfundimin e luftës. Ai ka bërë thirrje për një armëpushim të menjëhershëm dhe të plotë, si dhe ka kërkuar që Rusia të ndalë sulmet ndaj qyteteve ukrainase.

    Rubio: Ukraina dhe Rusia ende larg marrëveshjes për paqe

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!