×
  • Lajme
  • Botë

    Thesari amerikan e fut në sanksione edhe televizionin që e kontrollon Milorad Dodiku

    Reporteri
    05 Janar 2022 | 17:55

    Në kuadër të sanksioneve ndaj Milorad Dodikut për korrupsion dhe aktivitete destabilizuese, Thesari amerikan ka përfshirë edhe televizionin që është në pronësi të një kompanie që kontrollohet nga Dodik.

    Në komunikatën zyrtare të Thesarit thuhet se Televizioni Alerternativna me bazë në Banja Llukë ka qenë në shërbim të Dodik dhe agjendës së tij.

    “Televizioni Alternativna(ATV) një media me bazë në Banja Lluka, Republika Serbe është në pronësi private të një kompanie e lidhur ngushtë me familjen e Dodik. Megjithatë, Dodik personalisht ushtron kontrollë mbi ATV prapa skenave siç është kërkesa për aprovim të tij mbi storje televiziove që kanë të bëjnë me temat politike. Dodik ka përdorur ATV që me qëllim të shpreh agjendën e tij që përfshin përpjekjet e tij për të denigruar figurat politike, për të pastruar imazhin e tij publik dhe për të avancuar qëllimet dhe e tij personale dhe politike”, thuhet në komunikatën e Thesarit.

    Tutje Thesari amerikan njofton se Dodik ka financuar televizionin që e kontrollon me para të kompanive publike.

    “Dodik ka shpërblyer anëtarët e familjes së tij me kontrata direkte që kanë lidhje me ATV të cilin e ka shfrytëzuar për korrupsion. Ai ka zhvendosur paratë e kompanive publike në ATV për qëllime korruptive. Dodik ka rritur fondet për ATV-në në vitet e fundit dhe është angazhuar në kampanja të dëmshme në media sociale përmes ATV duke publikuar përmbajtje që i avancojnë qëllimet e tij personale dhe politike”, thuhet në komunikatë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!