×
  • Lajme
  • Botë

    Theu krantinën për të udhëtuar drejt Spanjës-Princi i Belgjikës gjobitet me mbi 10 mijë euro

    Reporteri
    10 Qershor 2020 | 23:54

    Pinci i Belgjikës Joachim i cili ka thyer rregullat e karantinës duke udhëtuar drejtë Spanjës, do të paguaj një gjobë prej 10,400 eurosh. Mediat e huaja kanë bërë me dije se kishte udhëtuar drejt vendit evropian për të marrë pjesë në një event të organizuar në qytetin jugor të Córdoba-s muajin e shkuar ku si pasojë është infektuar me Coronavirus.


    Pasi 28-vjeçari ka rezultuar pozitiv zyrtarëve të shëndetit u desh që të gjurmonin personat që kanë pasur kontakt me monarkun belg.

    Edhe pse princi ka kërkuar falje nuk i ka shpëtuar dot gjobës duke qenë se ai ka marrë pjesë në dy evente dhe se ai mund të ketë infektuar shumë persona të tjerë me të cilët është takuar.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!