Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adhanom Ghebreyesus, ka thënë se “kërcënimi më i madh me të cilin përballemi tani nuk është vetë koronavirusi, por mungesa e solidaritetit dhe udhëheqjes globale”.
“Ne nuk mund ta mposhtim këtë pandemi me një botë të ndarë”, tha ai gjatë një video konference për media.
Në të gjithë botën, më shumë se 9 milionë njerëz janë konfirmuar si të infektuar nga koronavirusi dhe më shumë se 471,000 kanë vdekur, sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, transmeton Tch.
Më 29 maj, presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se Uashingtoni i ka përfunduar marrëdhëniet e tij me Organizatën Botërore të Shëndetësisë.
Trump tha se OBSH-ja, agjenci e Kombeve të Bashkuara, ka dështuar t’i bëjë reformat “e kërkuara dhe shumë të nevojshme”, pas shqetësimeve të SHBA-së për mënyrën se si e ka trajtuar pandeminë e koronavirusit.
Në muajin prill, Trump i ka ndërprerë fondet për OBSH-në, duke e akuzuar atë për fshehje të përhapjes së koronavirusit, pasi është shfaqur në Kinë, në muajin dhjetor.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.