Një grua turke, rreth 35 vjeçe, bashkë me vajzën e vogël të saj është arritur të nxirret e gjallë nga rrënojat. Por, fjalët e saj derisa ishte poshtë rrënojave ku bënte thirrje që t’i shpëtohej vajza, kanë prekur të gjithë botën, fjalë të cilat tregojnë se sa e fuqishme është dashuria e nënës për fëmijët e saj.
Ajo u thoshte ekipeve të shpëtimit, që të parën të marrin bijën e saj të vogël, sepse pa të nuk i duhej jeta.
“Merr bijën time, unë nuk jam asgjë pa të”, janë thirrjet e një nëne turke e cila u lutet autoriteteve që ta shpëtojnë vajzën e saj nga rrënojat që la pas tërmeti që goditi Turqinë Lindore, të premten në mbrëmje. Kjo vajzë bashkë me të ëmën janë nxjerrë të gjalla nga një ndërtesë. Por të gjallë ekipet e kërkim-shpëtimit nuk kanë mundur ta nxjerrin burrin e kësaj zonje. Ai u nxor nga gërmadhat i vdekur bashkë me 38 viktima të tjera.
Një grua rreth 35 vjet dhe vajza e saj janë nxjerrë të gjalla nga gërmadhat e një ndërtese në rrethin Mustafa Pasa në Elazig të Turqisë Lindore. Ajo kishte mbetur e ngujuar nën gërmadha bashkë me vajzën e saj të mitur.
E para që u nxor nga gërmadhat ishte nëna. Ajo dëgjohet duke iu lutur autoriteteve turke që t’ia shpëtojnë vajzën.
“Të lutem më nxirr jashtë, nuk mund ta duroj më. Merre vajzën time, unë nuk jam asgjë pa fëmijën tim”, dëgjohet gruaja duke iu lutur autoriteteve turke.
E nga tërmeti me magnitudë prej 6.8 shkallësh të rihterit goditi Turqinë Lindore të premten në mbrëmje, duke vrarë 38 persona si dhe 104 të tjerë janë duke marrë tretman mjekësor.
Ndërkohë, në zonat e prekura nga tërmeti janë dërguar mbi 10 mijë tenda me 17 mijë shtretër, 37 mijë batanije, ngrohje e furnizime ushqimore.