×
  • Lajme
  • Botë

    Thuhet heshtja, aleati i Trump uron Biden për fitoren në zgjedhje

    Reporteri
    16 Dhjetor 2020 | 9:26

    Pas votimit nga Kolegji Elektoral si presidenti i ardhshëm i SHBA, Joe Biden ka filluar të marrë mesazhe urimi edhe nga Republikanët.


    Pas votimit nga Kolegji Elektoral si presidenti i ardhshëm i SHBA, Joe Biden ka filluar të marrë mesazhe urimi edhe nga Republikanët.

    Udhëheqësi i shumicës në Senat, Mitch McConnell, ka qenë ndër të parët që ka uruar Biden, i cili theksoi se edhe pse ka shpresuar për një rezultat tjetër të zgjedhjeve të 3 nëntorit, “Kolegji Zgjedhor ka folur”.

    Sot, dua të uroj presidentin e zgjedhur, Joe Biden. Të gjithë amerikanët duhen të ndjehen krenarë që vendi ynë ka zgjedhur edhe gruan e parë zëvëndëspresidente”, tha McConnell, duke uruar zëvëndëspresidenten e zgjedhur, Kamala Harris.

    Kolegji Zgjedhor konfirmoi të hënën fitoren e Bidenit kundrejt Trumpit, megjithatë presidenti në largim vazhdon ta refuzojë rezultatin dhe vazhdon të ngrejë pretendime të pabazuara për mashtrim në zgjedhje.

    McConnell është zyrtari më i lartë i Partisë Republikane që uroi Bidenin.

    Biden ka fituar zgjedhjet e nëntorit me 306 vota të Kolegjit Zgjedhor, duke e mundur presidentin aktual, Trump, i cili ka fituar 232. Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara do të inaugurohet më 20 janar, pas vërtetimit të rezultatit nga Dhoma e përfaqësuesve në 6 Janar.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!