×
  • Lajme
  • Botë

    Thyhen me çekiç statuja e Papës dhe Nënë Terezës në New York

    Reporteri
    14 Qershor 2024 | 10:07

    Një person është arrestuar në Brooklyn të New York, pasi i njëjti ka thyer me çekiç statujat e Papës dhe Nënë Terezës në një kishë katolike. Autori i sulmit po ashtu ka goditur me gurë edhe dyert e kishës.

    Siç raportojnë mediat e huaja, statujat e Nënë Terezës dhe Papës Gjon XXIII në Avenue 20 në Bensonhurst, pas incidentit janë mbuluar me copë të kuqe dhe dyert e kishës katolike romake të Shën Dominikut janë veshur me dërrasa.

    30 vjeçari Randy Maldonado Avila, pas këtyre akteve kishte vazhduar serinë e vandalizmit duke shkatërruar një tabelë në një stacion autobusi, njoftonte më tej policia.

    Nuk dihen arsyet e zemërimit të 30-vjeçarit me figurat e kishës, por Maldonado Avila nuk kishte precedentë penalë.

    Ai u arrestua rreth 15 minuta pas akteve shkatërrimtare dhe u akuzua për shkelje vandalizmi, zotërim arme të ftohtë, sipas policisë së New York.

    Ai mund të akuzohet ose për vandalizëm, ose për “krime urrejtjeje”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!