Pas sulmit terrorist që ndodhi një javë më parë në Christchurch të Zelandës së Re, ku mbetën të vdekur 50 persona dhe shumë të tjerë u lënduan, kryeministrja e këtij vendi, Jacinda Ardern u përgëzua nga e gjithë bota për maturinë e treguar në menaxhimin e kësaj situate të rëndë për vendin.
Mirëpo, së fundmi ajo është bërë target i kërcënimeve me jetë. Policia po heton të paktën dy kërcënime me jetë të bëra ndaj saj në rrjetet sociale, transmeton Reporteri.net.
Një imazh me një armë dhe me përshkrimin ‘ti e ke radhën’ është publikuar nga një përdorues i Twitter. Një publikim tjetër po me atë imazh dhe imazhin e kryemistres Ardern është bërë po ashtu.
Policia janë në dijeni për kërcënimet me jetë ndaj kryeministres dhe siç shkruajnë mediat e huaja, hetimet në atë drejtim janë duke vazhduar.
Ardern me reagimin e saj të shpejtë ndaj sulmit terrorist ka siguruar një pikë stabiliteti për të gjithë zelandezët, ndërkohë që vendi vazhdon ta marrë veten nga një sulm, që disa javë më parë as që imagjinohej se mund të ndodhte./Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.