×
  • Lajme
  • Botë

    “Tjetër herë sigurohu që dera të qëndrojë e mbyllur”, Trump këshillon Macronin pas incidentit me gruan

    Reporteri
    30 Maj 2025 | 22:21

    Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, i ka dhënë disa këshilla për Presidentin e Francës, Emmanuel Macron, pas videos virale ku gruaja e Macron-it duket sikur e shtyn, gjersa dera e avionit ishte e hapur.

    Trump i ka sugjeruar që tjera herë të sigurohet që dera të jetë e mbyllur. Trump e minimizoi incidentin kur u pyet për të më 30 maj gjatë një aktiviteti në Zyrën Ovale, shkran USA Today, përcjell Reporteri.net.

    “Sigurohu që dera të qëndrojë e mbyllur.”

    “Edhe ai është mirë. Janë mirë,” tha Trump. “Janë dy njerëz vërtet të mirë, i njoh shumë mirë.”

    Ndryshe, Emmanuel Macron dhe gruaja e tij Brigitte ishin në një vizitë zyrtare në Vietnam. Në momentin kur dyert e aeroplanit po hapeshin, kamerat regjistruan një debat mes çiftit Macron. Në një moment, një dorë e shtyn fytyrën e Macronit larg.

    Macron më pas pa se dera e avionit ishte e hapur dhe se kishte kamera përpara tij. Ai buzëqeshi ngathët dhe i bëri me dorë turmës. Çifti më pas zbriti shkallët dhe Brigitte mbante veshur një xhaketë të kuqe, prandaj është arritur në përfundimin se ishte dora e saj që e largoi fytyrën e Macronit.

    Zyra e Macron fillimisht mohoi vërtetësinë e pamjeve në mediat sociale dhe pretendoi se ato ishin krijuar duke përdorur inteligjencë artificiale. Pasi videot u verifikuan, ata e ndryshuan historinë. Ata filluan të pretendonin se ishte “ngacmim lozonjar”./Reporteri.net

    Macron dhe Brigitte rregullojnë raportet pas pamjeve që përshkuan botën

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!