×
  • Lajme
  • Botë

    Tjetër humbje në radhët e arsimit shqiptar, vdes pedagogia nga Covid-19

    Reporteri
    07 Dhjetor 2020 | 18:50

    Një tjetër humbje është shënuar në radhët e arsimit shqiptar për shkak të Covid-19.


    Pedagogia e Universitetit të Vlorës, Dafina Brokaj nuk ka arritur t’i mbijetojë problemeve shëndetësore pas infektimit me koronavirus.

    Lajmi është konfirmuar edhe nga Zyra Vendore e Arsimit Parauniversitar në Vlorë.

    Brokaj mësohet se kishte ditë që qëndronte në spitalin e Tiranës.

    Dafina Brokaj ishte pjesë e stafeve akademike prej 40 vitesh. Ajo ka ushtruar profesionin si pedagoge e Universitetit të Vlorës, apo edhe si ish-drejtoreshë e Qytezës Studenti po në Vlorë

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!