Një sulm me thikë është regjistruar paraditen e sotme në një stacion në Londër, ku si pasojë ka humbur jetën një 41-vjeçar, emri i të cilit nuk është bërë i ditur.
Dëshmitarët nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije se viktima ka ndërruar jetë, pak minuta pasi policia kishte mbërritur në vendin e ngjarjes.
Policia ka bërë me dije se autori i ngjarjes ende nuk është identifikuar, por po punohet për kapjen e tij.
“Dëgjova një përplasje dhe shkova drejt zhurmës dhe pashë një makinë që kishte goditur në polet e trafikut, por unë nuk e di se çfarë ka ndodhur”,- tha një dëshmitar për Daily mail.
Kjo ngjarje regjistron sulmin e dytë të kryer me thikë në Londër, në më pak se 24 orë, duke e çuar numrin e viktimave nga vrasjet në 31.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.