×
  • Lajme
  • Botë / Pamje

    Tjetër takim i tensionuar në Shtëpinë e Bardhë, Trump e detyroi presidentin e Afrikës së Jugut të shikojë video me pretendimet për ‘gjenocid ndaj të bardhëve’

    Reporteri
    22 Maj 2025 | 12:05

    Presidenti amerikan, Donald Trump akuzoi qeverinë e Afrikës së Jugut, të udhëhequr nga Presidenti Cyril Ramaphosa, se nuk po trajton atë që administrata e tij e konsideron gjenocid ndaj të bardhëve në një takim të tensionuar në Zyrën Ovale.

    Presidenti amerikan Donald Trump përdori një takim në Shtëpinë e Bardhë për t’u përballur me Presidentin e Afrikës së Jugut, Cyril Ramaphosa, duke akuzuar vendin se nuk po trajton pretendimin për vrasjen sistematike të fermerëve të bardhë.

    Trump madje i uli dritat në Zyrën Ovale të lëshuar një video të një politikani të ekstremit të majtë duke kënduar një këngë me tekstin “vrit fermerin”.

    Ai gjithashtu shqyrtoi artikujt e lajmeve për të theksuar argumentin e tij, duke deklaruar se fermerët e bardhë të vendit kanë hasur  vetëm në “vdekje, vdekje, vdekje, vdekje të tmerrshme”.

    Trump më parë kishte ndërprerë të gjithë ndihmën amerikane për Afrikën e Jugut dhe u kishte shprehur mirëseardhjen shumë fermerëve të bardhë të Afrikës së Jugut, duke u dhënë atyre statusin e refugjatit në Shtetet e Bashkuara, ndërsa mbronte idenë se një “gjenocid” po zhvillohet në vend.

    Presidenti i 47-të i SHBA-së ka nisur një sërë akuzash kundër qeverisë së Afrikës së Jugut, duke pohuar se ajo po konfiskon tokën nga fermerët e bardhë, po zbaton politika diskriminuese ndaj të bardhëve dhe po miraton një politikë të jashtme armiqësore ndaj Uashingtonit.

    “Njerëzit po ikin nga Afrika e Jugut për sigurinë e tyre”, tha Trump. “Tokat e tyre po tyre po konfiskohen dhe në shumë raste ata po vriten”, shtoi ai. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!