Kina po kalon momente tmerri pasi koronavirus po shkakton vdekje të mëdha, derisa situata atje është alarmante
Të shtunën është konfirmuar se numri i viktimave ka arritur në mbi 700, ndërkaq vetëm gjatë ditës së djeshme kanë vdekur 86 persona nga koronavirus, transmeton Reporteri.net
Por, gjëja më tmerruese që po ndodhë atje është me personat të cilët po dyshohen se janë të infektuar me këtë virus.
Kjo video shqetësuese tregon njerëzit që dyshohen se kanë koronavirus duke u tërhequr zvarrë e me forcë nga shtëpitë e tyre për t’i dërguar në kampe në qytetin Wuhan.
Në video shihen personat me kostume të bardha që kapin dy të tjerë në krahë dhe një tjetër që merret nga dyshemeja.
Pamjet, që mendohet se janë filmuar në Wuhan, vijnë pasi zëvendëskryeministri i Kinës Sun Chunlan bëri thirrje për një ‘luftë të popullit’ kundër epidemisë së përhapur.
Ndryshe, në tërë botën nga ky virus janë infektuar rreth 35 mijë persona. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.