Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në vendpushimin e famshëm spanjoll të Costa del Sol.
Policia tha që një qytetar serb i vendit është gjetur pothuajse i masakruar në ballkonin e një ndërtese, transmeton Reporteri.net.

Siç raportohet ai u lidh nga një person i cili e sulmoi me thikë. Këtë skenë të tmerrshme që ndodhi në ballkonin e një ndërtese u detyruan ta shihnin shumë turistë.
Ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme, në një bllok apartamentesh në Portin e Duges.
Fatmirësisht policia lokale arriti t’i shpëtojë jetën qytetarit serb i cili u sulmua me thikë nga bashkatdhetari i tij. Motivi për krimin është i panjohur. Sulmuesi u arrestua pasi dy turistë britanikë që qëndronin në të njëjtin bllok apartamentesh, ia dhanë policisë çelësat e apartamentit.
Viktima kishte një peshqir të lidhur në sytë e tij dhe gjaku i rridhte poshtë trupit të tij lakuriq. Sulmuesi e mbajti atë të lidhur në ballkonin me pamje nga porti, para njerëzve të shtangur me këtë skenë të frikshme përpara ndërtesës. /Reporteri.net