×
  • Lajme
  • Botë

    Tornado godet ShBA’në, 13 të vdekur

    Reporteri
    13 Prill 2020 | 23:31

    Të paktën 13 persona kanë humbur jetën pasi një tornado e fuqishme goditi disa shtete të ShBA’së.


    Stuhia goditi Louisiana, Texas dhe Mississippi ditën e djeshme duke shkaktuar dhe përmbytje të shumta.

    Ndërsa këtë të hënë, rreth 900 mijë shtëpi mbetën pa energji elektrike ndërkohë që shumë të tjera janë shkatërruar.

    Sipas CNN stuhitë janë duke lëvizur drejt veriut të ShBA-së duke kërcënuar edhe Bregun Lindor.

    Ndryshe, ShBA është duke u përballur edhe me një situatë të vështirë për shkak të koronavirusit ku janë shënuar mbi 22 mijë viktima në shtete të ndryshme.

    Ndërkohë numri i të infektuarve ka shkuar mbi 500 mijë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!