×
  • Lajme
  • Botë

    Tortura dhe abuzim seksual në burgje, Putin shkarkon zyrtarin e lartë

    Reporteri
    25 Nëntor 2021 | 19:24

    Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin vendosi të shkarkojë nga detyra kreun e shërbimit të burgjeve në vend, pas daljes në rrjetet sociale të disa pamjeve ku shfaqeshin të dënuarit ndërsa torturoheshin dhe dhunoheshin seksualisht.

    Shkarkimi i Alexandër Kalashnikov hyri në fuqi menjëherë pas publikimit të dekretit të Putin dhe vendin e tij e zuri Arkady Gosteve, një ish-zëvendësministër i Brendshëm.

    Disa javë më parë, nga detyra u shkarkuan 5 zyrtarë të tjerë të burgjeve, ndaj të cilëve u hap dhe procedim penal, pas incidenteve në burgun e Saratov.

    Lëvizja e autoriteteve erdhi menjëherë pasi një grup për të drejtat e njeriut, i quajtur Gulag nisi të publikojë online disa pamje të tmerrshme dhunë nga një burg 700 km në juglindje të Moskës.

    Kushtet e këqija në burgjet ruse i ka denoncuar para disa muajsh dhe opozitari Alexei Navalny, i cili gjithashtu hyri dhe në një grevë urie.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!