×
  • Lajme
  • Botë

    Trafikoi vajzat e mitura për Jeffrey Epstein, dënohet me 20 vjet burg Ghislaine Maxwell

    Reporteri
    28 Qershor 2022 | 21:25

    Ghislaine Maxwell, e cila dikur shoqërohej me mbretër, presidentë dhe miliarderë, u dënua me 20 vjet burg për ndihmën që i dha të besuarit të saj Jeffrey Epstein për të abuzuar seksualisht me vajzat e mitura. Ajo u akuzua për kryerjen e një skeme shumëvjeçare abuzimi me to.

    “Një dënim thelbësor do të dërgojë një mesazh të pagabueshëm se ata që përfshihen në abuzimin seksual dhe trafikimin e viktimave të mitura do të jenë përgjegjës para ligjit” tha gjykatësja e qarkut amerikan Alison J. Nathan gjatë leximit të dënimit.

    “Sundimi i ligjit kërkon dhe kjo gjykatë është dakord, që nëse je i pasur apo i fuqishëm apo krejtësisht i panjohur, askush nuk është mbi ligjin”.

    Në dhjetor, një juri dënoi Maxwell-in për trafik seksual, transportim të një të miture për të marrë pjesë në akte seksuale të paligjshme dhe dy akuza për konspiracion.

    “Sjellja e Maxwell ishte jashtëzakonisht grabitqare. Ajo ishte një kriminele llogaritëse, e sofistikuar dhe e rrezikshme, e cila grabiti vajzat e reja të pambrojtura dhe i rregullonte ato për abuzim seksual,” shkruajtën prokurorët në një dosje gjyqësore.

    Prokurorët i kishin kërkuar gjykatësit të dënonte Maxwell me 30 deri në 55 vjet burg, ndërsa departamenti i provës rekomandoi 20 vjet. Avokatët e Maxwell kërkuan një dënim më të butë nga 4,25 deri në 5,25 vjet burg.

    Gjatë seancës së dënimit, Maxwell gjithashtu iu drejtua viktimave dhe kërkoi falje./A2CNN

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!