×
  • Lajme
  • Botë

    Tragjedi familjare, burri vret gruan, vjehrrën, kunatin më pas edhe veten

    Reporteri
    09 Shtator 2019 | 23:12

    Një tragjedi familjare ka ndodhur në Francë, ku një person vrau 3 anëtarë të familjes dhe më pas i dha fund edhe vetes.


    Bëhet fjalë për një burrë 75 vjeç, i cili fillimisht vrau vjehrrën 95-vjeçare, kunatin 65 vjeç dhe më pas gruan e tij.

    Ngjarja e rëndë u regjistrua në shtëpinë e tyre në Maussanne-les-Alpilles. Prokurori tha se viktimat ishin të gjithë të sëmurë.

    “Prej vite me radhë ai kujdesej për gruan e tij të sëmurë dhe për vjehrrën, ai i ushqente, i lante dhe i bënte punët e shtëpisë”, thanë fqinjët.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!