Të shtunën në mëngjes, një aeroplan i vogël u rrëzua në një ndërtesë banimi në lagjen Kleinenbroich, qyteti Korschenbroich, në rajonin e Rajn (Rhein-Westfalen Veriore) në Gjermani.
Në aksident humbën jetën piloti i aeroplanit dhe një person tjetër.
Sipas informacionit fillestar, aeroplani u përplas në kopshtin e përparmë të një shtëpie, duke dëmtuar rëndë fasadën dhe murin e ndërtesës. Një pjesë e shtëpisë ka marrë flakë dhe re të dendura tymi janë ngjitur mbi zonën.
Piloti kishte raportuar probleme me motorin ndërsa ishte në ajër, duke kërkuar të ulej në aeroportin e Mönchengladbach-ut, por fatkeqësisht aksidenti ndodhi para se të arrinte atje.
Në vendngjarje janë angazhuar forca të shumta të policisë, zjarrfikësve dhe shërbimeve të shpëtimit, që po punojnë për menaxhimin e situatës dhe hetimin e shkakut të aksidentit. /TCH
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.