×
  • Lajme
  • Botë

    Tragjedi në Kalifiorni: Zhytësit gjejnë 25 trupa në një anije amerikane që po digjej

    Reporteri
    03 Shtator 2019 | 8:55

    Zhytësit në Kaliforni gjetën 25 trupa afër një anije që u përfshi nga zjarri në ishullin Santa Cruz, 145 milje në veri-perëndim të Los Angeles.


    Nënkoloneli Matthew Kroll nga Rojet Bregdetare të SHBA-së tha që zhytësit kishin gjetur 20 trupa gjatë natës, dhe se kishin zbuluar edhe pesë të tjerë, por që ata nuk ishin në gjendje t’i merrnin për shkak të kushteve të këqija, raporton AP, transmeton Reporteri.net.

    Ai shtoi se kërkimi për nëntë persona të zhdukur do të vazhdojë.

    Mbetjet e anijes u përmbytën rreth 18 metra nga bregu.

    Sipas tij, pesë anëtarë të ekuipazhit mbijetuan dhe u morën në pyetje nga policia për detajet e përplasjes.

    Në kohën e zjarrit, anija e vogël ishte afër ishullit Santa Cruz, jo shumë larg Barbaras dhe Los Angelesit.

    Shpëtimtarët mësuan për aksidentin kur morën një telefonatë shqetësuese nga një anije që digjej, pas së cilës një varkë shpëtimi dhe një helikopter u dërguan me urgjencë. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!