×
  • Lajme
  • Botë

    Tragjedi në zgjedhjet në Indonezi: 270 numërues votash vdesin nga lodhja dhe puna jashtë orarit

    Reporteri
    01 Maj 2019 | 17:06

    Më shumë se 270 anëtarë të Komisionit Zgjedhor të Indonezisë kanë vdekur nga lodhja e tepërt dhjetë ditë pas zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare në vend, njoftuan zyrtarët shtetëror.


    Shumica prej tyre kanë vdekur nga stërlodhja, sepse kanë punuar jashtë orarit duke numëruar me dorë miliona fletë votimi, shkruajnë mediat e huaja, transmeton Reporteri.net.

    Siç shkruan AP, zgjedhjet në këtë shtet ishin zgjedhjet më të mëdha njëditore në botë, pasi më shumë se 193 milionë njerëz kishin të drejtë vote. Në të njëjtën kohë, sipas Komisionit Zgjedhor, të paktën 1,800 numërues votash u sëmurën. /Reporteri.net

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!