Presidenti amerikan Donald Trump tha se përplasja në ajër midis një helikopteri të ushtrisë amerikane dhe aeroplanit të pasagjerëve të American Airlines është një “situatë e keqe që duket se duhej të ishte parandaluar”.
Ai tha se aeroplani i pasagjerëve po fluturonte normalisht ndërsa po i afrohej aeroportit “Ronald Regan” në Washinton.
“Helikopteri po shkonte drejt në aeroplan për një periudhë të gjatë kohore. Është natë e kthjellët, dritat në aeroplan po flakëronin, pse helikopteri nuk u ngjit, as u ul, as u kthye. Pse kulla e kontrollit nuk i tha helikopterit se çfarë të bënte në vend që të pyeste nëse e panë aeroplanin”, shkroi Trump në platformën e tij “Truth Social”.
“Kjo është një situatë e keqe që duket se është dashur të parandalohet. JO MIRË!!!”, shtoi presidenti.
Nuk është e qartë nëse postimi i Trump bazohej në informacionin mbi të cilin ai është informuar zyrtarisht. CNN shkroi se për këtë i është drejtuar Shtëpisë së Bardhë.
Në aeroplanin e pasagjerëve raportohet se ishin 64 persona, ndërsa në helikopter 3 pjesëtarë të ushtrisë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.