×
  • Lajme
  • Botë

    Tragjike: 3 vjeçari vdes në festën e ditëlindjes së tij, aksidentalisht vrau veten me armë

    Reporteri
    25 Tetor 2020 | 21:03

    Një djalë 3 vjeç ka humbur jetën në festën e ditëlindjes së tij pasi gjeti armën e një anëtari të familjes dhe aksidentalisht qëlloi veten në gjoks.


    Sipas informacioneve të policisë incidenti ndodhi rreth orës 4:15 të pasdites në një rezidencë familjare në Porter, Texas.

    “Familja dhe miqtë ishin mbledhur më herët për të festuar ditëlindjen e tre-vjeçarit dhe ndërsa po luanin letra, dëgjuan një të shtënë me armë,” tha Zyra e Sherifit të Qarkut Montgomery në një deklaratë të lëshuar në mediat sociale.

    Sipas autoriteteve, u mësua gjatë hetimit që fëmija dyshohet se e kishte gjetur pistoletën në xhaketën e një prej anëtarëve të familjes.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!