×
  • Lajme
  • Botë

    Tragjike: Babai vret me thikë vajzën e djalin e më pas vetën në Itali

    Reporteri
    20 Dhjetor 2020 | 19:18

    Ngjarje e rëndë në Itali. Një 49-vjeçar ka vrarë me thikë dy fëmijët e tij, vajzën 15-vjeçare dhe djalin 13-vjeçar.


    Më pas, me të njëjtën thikë i dha fund edhe vetes, raporton Ansa.

    Ngjarja ka ndodhur në Trebaseleghe, province e Padovas.

    Karabinierët mbërritën menjëherë në vendngjarje, ndërsa ende nuk ka asnjë hipotezë mbi arsyet që e çuan babain të ndërmarrë vendimin ekstrem

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!