×
  • Lajme
  • Botë

    Tragjike: Senatori amerikan dhe familja e tij vdesin në një aksident ajror

    Reporteri
    03 Tetor 2023 | 9:04

    Një senator i shtetit të Dakotës së Veriut, gruaja e tij dhe dy fëmijët e tyre të vegjël vdiqën në një aksident avioni teksa po udhëtonin nëpër Utah, raporton CNN.

    Senatori i shtetit Doug Larsen po pilotonte aeroplanin ndërsa udhëtonte me gruan e tij, Amy, dhe dy djemtë e tyre të dielën në mbrëmje në Grand County, Utah, kur avioni i tyre u rrëzua, u bë e ditur nga Policia.

    Siç njoftoi Policia,  ata morën një telefonatë rreth orës 20:30 rreth një avioni të vetëm që “u ngrit nga Aeroporti Rajonal Canyonlands dhe më pas u përplas në tokë”, transmeton gazeta online Reporteri.net.

    Shërbimet e urgjencës e gjetën avionin në një zonë të largët në kufi me aeroportin, i cili është pak jashtë Parkut Kombëtar Arches pranë vijës shtetërore të Kolorados.

    “Tragjikisht, piloti i avionit, senatori i shtetit të Dakotës së Veriut, Douglas Larsen, gruaja e tij Amy Larsen dhe dy fëmijët e tyre më të vegjël nuk i mbijetuan përplasjes”, u tha në njoftimin për shtyp.

    Guvernatori i Dakotës së Veriut, Doug Burgum e quajti vdekjen e tij si “zemërthyese” dhe tha se ishte “thellësisht i pikëlluar”.

    “Sen. Larsen ishte një baba, bashkëshort, trajner, sipërmarrës, biznesmen, senator shtetëror dhe nënkolonel në Gardën Kombëtare të Dakotës së Veriut, i cili iu përkushtua plotësisht secilit prej atyre roleve me një ndjenjë të palëkundur nderi dhe detyre”, tha Burgum në një njoftim për shtyp.

    Larsen, nga radhët e republikanëve, përfaqësonte Distriktin 34 në shtet, i cili përfshin qytetin e Mandan.

    Ai kishte qenë në senatin e shtetit që nga viti 2021, sipas biografisë së tij. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!