×
  • Lajme
  • -->
    Botë

    Trazira në Kili, shkak rritja e çmimit të biletave të metros

    Reporteri
    19 Tetor 2019 | 14:05

    Një gjendje e jashtëzakonshme është shpallur në kryeqytetin e Kilit, Santiago, pasi protestat e nxitura nga rritja e çmimeve të biletave të metros u kthyen të dhunshme.


    Protestuesit, shumica nxënës të shkollave të mesme dhe studentë universitarë, sulmuan disa stacione nëntokësore, filluan zjarret dhe bllokuan trafikun, duke shkaktuar dëme gjithë qytetin dhe duke lënë mijëra udhëtarë pa transport.

    Fotografitë e televizionit treguan se protestuesit po hidhnin gurë, sulmuan automjetet e policisë dhe dogjën të paktën një autobus. Policia anti-rebelë përdori gaz lotsjellës dhe shkopinj kundër disa protestuesve, të cilët kanë demonstruar me ditë të tëra kundër rritjes, transmeton në shqip, Reporteri.net.

    Presidenti Sebastián Piñera tha se qëllimi i gjendjes së jashtëzakonshme është “të sigurojë rendin publik dhe sigurinë e pronës publike dhe private”.

    Ai shtoi se qeveria do të “thërriste një dialog, për të lehtësuar vuajtjet e atyre që preken nga rritja e tarifave”.

    Në fillim të këtij muaji, qeveria rriti tarifat më shumë se 1.17 dollarë (0.90 £). /Reporteri.net – Perktheu: Rina Berisha/.

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!