Në Mal të Zi po diskutohet për projektligjin për liri dhe fe. Kjo ka shkaktuar turbullira në vendin fqinj.
Pasi që minoriteti serb bllokoi rrugët nëpër gjithë vendin në shenjë proteste dhe pakënaqësie me ligjin, sot një përfaqësues i komunitetit ka përmendur edhe luftën në Kuvendin e Malit të Zi.
Deputeti serb i Frontit Demokratik, Andrija Mandiç tha në mbrëmje në Kuvend se ata kishin vendosur amandamentet e paraqitura pranë tyre nga Këshilli Metropolitit.
Ai tha që, nëse nuk hiqte dorë nga ligji, “kjo do të jetë një fatkeqësi për Malin e Zi”.
“Unë i bëj thirrje të gjithë shokëve të mi të luftës që nga ’91. dhe ’99. të jenë gati! Ju mund të mbështeteni tek më e keqja”, tha Mandiç.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.