×
  • Lajme
  • Botë

    Tre fëmijë vdesin nga zjarri në banesë, e ëma në gjendje kritike

    Reporteri
    21 Qershor 2020 | 20:38

    Gjatë një zjarri që përfshiu një banesë në Paisley të Skcisë mbetën të vdekur tre fëmijët e familjes dhe nëna e tyre 39-vjeçare ndodhet në një gjendje kritike në spital.


    Fiona Gibson, 12 vjeç, dhe vëllezërit e saj Alexander, tetë vjeç dhe Philip, pesë, vdiqën nga plagët e marra nga zjarri i cili shpërtheu rreth orës 21:00 të së premtes.

    Babai i fëmijëve, Alex Gibson, shkroi në Facebook: “Mund të pushoni në paqe engjëj të vegjël. Më mungoni shumë, më duket sikur e gjithë bota është shembur për mua”.

    Lodrat e fëmijëve dhe shumë tufa me lule nga njerëz të ndryshëm janë vendosur në vendin që ndodhi incidenti.

    Ministri Nicola Sturgeon ka postuar në Twitter: “Nuk ka fjalë për ta përshkruar këtë dhimbje. Ngushëllimet e mia shkojnë për të gjithë të afërmit e këtyre fëmijëve. Fiona, Aleksandri dhe Filipi mund të pushoni në paqe”.

    Vëllezërit dhe motra u dërguan në Spitalin për Fëmijë në Glasgoë, por vdiqën pak kohë më vonë.

    Deputeti Mhairi Black postoi në rrjetet sociale: “Është shkatërruese, të gjithë ne po vajtojmë për Fionën, Alexanderin dhe Phillipin.”

    Midis luleve të mbledhura tek vendi i incidentit deputet për Paisley dhe Renfreëshire North, ka shkruar një letwr: “Ne të gjithë jemi shumë të lënduar për humbjen tuaj. Ngushëllimet dhe lutjet tona janë me ju të gjithë”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!