×
  • Lajme
  • Botë / Përplasja diplomatike

    Tre indianë të arrestuar për vrasjen e liderit Sikh në Kanada

    Reporteri
    03 Maj 2024 | 22:47

    Tre shtetas të Indisë janë arrestuar si të dyshuar për vrasjen e liderit separatist Sikh në Kanada, raporton BBC.

    Vrasja e Hardeep Singh Nijjar ka nxitur përplasjen diplomatike mes Kanadasë dhe Indisë.

    Ai ishte vrarë në qershorin e vitit të kaluar nga disa të maskuar në një parking në Vancouver, përcjell gazeta online Reporteri.net.

    Situata diplomatike u përkeqësua kur kryeministri kanadez Justin Trudeau pohoi se qeveria e Indisë mund të jetë e përfshirë në vrasjen e tij.

    Delhi ka mohuar akuzat deri më tani.

    Policia ka njoftuar se të dyshuarit janë

    Karan Brar, 22, Kamal Preet Singh, 22, dhe 28-vjeçari Karan Preet Singh.

    Të tre po jetonin në Edmonton. Ata janë akuzuar për vrasje të shkallës së parë.

    Policia ka njoftuar se janë duke vazhduar hetimet, përfshirë edhe dyshimet “për lidhjet e qeverisë së Indisë”.

    Nijjar ishte lider i Sikh dhe po bënte fushatë për formimin e shtetit të Kalistanit në rajonin Punjab të Indisë.

    Në vitet 70’ kishte nisur kryengritja e Sikh kundër Indisë.

    Mijëra prej tyre u vranë nga shteti i Indisë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!