×
  • Lajme
  • Botë

    Tre miliardë euro për Maqedoninë e Veriut nga pakoja financiare e BE-së

    Reporteri
    24 Korrik 2020 | 17:28

    Deri në vitin 2027 Maqedonia e Veriut do të marrë tre miliardë euro ndihmë nga Bashkimi Evropian.


    Këto fonde, liderët e vendeve anëtare i kanë aprovuar pas miratimit të buxhetit shtatëvjeçar. Paratë evropiane vendi duhet t’i tërheqë përmes granteve të pakthyeshme dhe projekteve që kanë për qëllim të përshpejtojnë zhvillimin ekonomik dhe procesin e reformave.

    Për shtatë vite fondi i përgjithshëm për shpenzimin e parave evropiane arrin një trilion e shtatëdhjetë e katër miliardë euro.

    Përveç kësaj në dispozicion kanë edhe fond për rindërtim të Bashkimit Evropian nga virusi korona në lartësi prej 750 miliardë euro, raporton alsat-m.tv

    Për periudhën prej këtij viti deri në vitin 2027, do të shpenzohen para për përballje me Kovid-in, ndërlidhjen infrastrukturore mes vendeve, digjitalizimin, zhvillimin dhe migrimin. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!