×
  • Lajme
  • Botë

    Tre të vdekur dhe 20 të plagosur nga një seri shpërthimesh në Afganistan, në mesin e tyre edhe talebanë

    Reporteri
    18 Shtator 2021 | 18:05

    Nga një seri prej tre shpërthimesh vdiqën të paktën tre persona, përfshirë zyrtarë talibanë dhe u plagosën rreth 20 të tjerë në Jalalabad të Afganistanit.


    Sipas zyrtarëve shpërthimi që ndodhi në kryeqytetin e provincës Nangarhar të Afganistanit, kishte në shënjestër automjetet e talibanëve.

    Zyrtarët lokalë në Nangarhar i thanë Tolo News se bomba që gjendej anash në rrugë shpërtheu kur një rojtar taliban e goditi atë.

    Raportet thanë se dy zyrtarë talibanë ishin në mes të të vdekurve ndërsa të plagosurit ishin kryesisht civilë.

    Askush nuk e ka marrë ende përgjegjësinë për sulmin, raporton Hindustantimes.

    Jalalabad është qyteti i pestë më i madh i Afganistanit, i cili është rreth 80 milje nga Kabuli.

    Shpërthimi vjen në një kohë kur Afganistani është në qendër të vëmendjes së botës pasi talibanët pushtuan vendin më 15 gusht.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!