×
  • Lajme
  • Botë / SHBA

    Tre të vdekur nga rrëzimi i helikopterit për shuarjen e zjarreve në Kaliforni

    Reporteri
    07 Gusht 2023 | 15:43

    Tre persona kanë vdekur pas rrëzimit të një helikopteri, gjatë një misioni për shuarjen e zjarreve, në shtetin amerikan të Kalifornisë, të dielën në mbrëmje.

    Në incident janë të përfshirë dy helikopterë, të cilët u përplasën mes vete. Njëri nga ta arriti të ulej i sigurt në tokë, ndërsa i dyti u rrëzua, duke lënë të vdekur të gjithë personat në bord, raporton BBC.

    Hetimet e shkakut të aksidentit kanë nisur nga Bordi Kombëtar i Sigurisë së Transportit, ndërsa viktimat tashmë janë identifikuar.

    Helikopteri që u rrëzua po përdorej për vëzhgim, ndërsa ai që arriti të ulej i sigurt po ndihmonte në shuarjen e zjarrit.

    Të dy ishin kontraktuar nga Departamenti i Pyjeve dhe Mbrojtjes nga Zjarri i Kalifornisë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!