Një zjarr që shpërtheu gjatë natës në një spital për të moshuar në Hamburg të Gjermanisë ka lënë të vdekur të paktën tre persona dhe ka plagosur afër 50 të tjerë, bëri të ditur policia më 1 qershor.
Tre viktimat ishin ndërmjet moshës 84 dhe 87 vjeç, ndërkaq autoritetet thanë se tre nga të plagosurit janë në rrezik për jetë.
Zjarri në spitalin në Marienkrankenhaus nisi rreth mesnatës në katin e parë të ndërtesës.
“Disa të moshuar, me probleme të lëvizjes, u evakuuan përmes korridoreve të ndërtesës”, tha zëdhënësi i zjarrfikësve, Lorenz Hartmann.
Zjarrfikësit arritën që ta vinin nën kontroll zjarrin para se të përhapej në ndërtesë dhe të kërcënonte pacientët e tjerë.
Policia në Hamburg tha se është duke hetuar shkaqet e shpërthimit të zjarrit. /REL
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.