Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit nga 1074 testime të realizuara, 163 kanë rezultuar pozitiv me Covid-19. Sipas qyteteve: Shkup-70 raste, Kumanovë-2, Dibër-6, Shtip-14, Prilep-2, Tetovë-25, Strugë-4, Veles-2, Manastir-1, Ohër-9, Kavadarci-3, Gostivar-11, Strumicë- 1, Kriva Pallankë-2, Koçani-3, Shën Nikollë-4, Resnje-4.
Janë shëruar 40 pacientë. Sipas qyteteve: Në Shkup janë regjistruar 6 pacientë të shëruar , Kumanovë-1, Shtip-16, Prilep-1, Tetovë-9, Veles-2, Manastir-1, Gostivar-2, Koçani-1, Resnje-1.
Fatkeqësisht, gjatë 24 orëve të fundit jetën e kanë ndërruar tre pacientë të diagnostifikuar me Covid-19. Në Spitalin “8 shtatori” kanë ndërruar jetë 3 pacientë. Një viktimë është nga Resnja në moshën 42 vjeçe që ishte shtruar në spital me 13 qershor. Viktima tjetër është nga Shkupi në moshën 71 vjeçe, që ishte shtrirë në spital me 15 qershor si dhe një viktimë tjetër nga Shkupi e pranuar në spital me 23 qershor.
Numri i përgjithshëm i pacientëve të diagnostifikuar me Covid-19 në vendin tonë shkon në 5758, prej të cilëve 2206 janë shëruar kurse 268 pacientë kanë ndërruar jetë si pasojë e Covid-19 në disa raste të shoqëruara me sëmundje tjera. Aktualisht në vendin tonë ka 3284 raste aktive me koronavirusin e ri. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.