Së paku 5 persona kanë humbur jetën ndërsa më shumë se 100 të tjerë janë lënduar kur në Bangladesh një tren i udhëtarëve ka rrëshqitur nga binarët. Frikohet se numri i viktimave do të jetë më i madh, pasi dy vagonë kanë rënën në një kanal.
Së paku pesë persona kanë vdekur dhe mbi 100 të tjerë janë lënduar kur një tren në Bangladesh ka dalë nga binarët.
“Frikohet se numri i viktimave mund të jetë më i madh, pasi dy vagonë kanë rënë në kanal”, ka thënë zyrtari i policisë Mohammad Shahjalal.
Në vagonë mund të ketë më shumë trupa të udhëtarëve të aksidentuar, transmeton Reuters.
Treni, i cili ka udhëtuar nga qyteti lindor Sileta kah kryeqyteti Dhaka ka rrëshqitur nga binarët derisa e kalonte urën.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.