×
  • Lajme
  • Botë

    Treni del nga shinat në Zvicër, mbyllet tuneli hekurudhor më i gjatë në botë

    Reporteri
    17 Gusht 2023 | 23:30

    Autoritetet në Zvicër kanë vendosur të mbyllin tunelin më të gjatë në botë hekurudhor, pas daljes së një treni nga shinat, aksident që e dëmtoi atë rëndë.

    Në një deklaratë për mediat, shërbimi hekurudhor zviceran deklaroi se nuk ka një datë të saktë se kur mund të hapet tuneli, teksa shtoi se vagonët e trenit të aksidentuar më 10 gusht, janë ende brenda tij.

    Tuneli i Gotthard u hap në vitin 2016. Për ndërtimin e tij u deshën 20 vite, teksa kostoja arriti 12 miliardë dollarë.

    Shefi ekzekutiv i hekurudhave, Vincent Ducrot u shpreh se Gotthard është një prej tuneleve më të sigurt në botë dhe se kjo ngjarje e ka dëmtuar rëndë imazhin e kompanisë.

    Në aksidentin e 10 gushtit, të paktën 15 vagonë dolën nga shinat, por fatmirësisht nuk pati asnjë të lënduar. /A2

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!