×
  • Lajme
  • Botë

    Tri viktima dhe 123 raste të reja me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut

    Reporteri
    23 Korrik 2020 | 19:22

    Janë publikuar rezultatet e reja në Maqedoninë e Veriut për rastet me Covid-19.


    Sipas statistikave kanë rezultuar 123 raste të reja coronavirus.

    Nga këto tre raste kanë përfunduar me fatalitet,njofton Alsat-M përcjell.

    Njoftimi i plotë:

    Në 24 orët e fundit janë kryer 1 312 teste dhe prej tyre 123 kanë rezultuar pozitivë me COVID-19.

    Rastet janë të shpërndara në qytetet e mëposhtme:
    -Shkup 54
    -Kumanovë pesë
    -Dibër katër
    -Shtip 18
    -Prilep një
    -Tetovë pesë
    -Strugë gjashtë
    -Manastir dy
    -Ohër tre
    -Gostivar 16
    -Kërçovë një
    -Demir Hisar një
    -Shën Nikollë dy
    -Kërçovë katër
    -Resnjë një

    Po ashtu, në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë edhe 3 pacientë me COVID-19, bëhet fjalë për një pacient nga Shkupi, një nga Dibra dhe një nga Strumica.

    Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 74 pacientë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!