×
  • Lajme
  • Botë / Detaje

    Trondit eksperti grek: 18 emigrantë të djegur nga zjarret në Greqi, mes tyre 2 ishin fëmijë

    Reporteri
    22 Gusht 2023 | 22:20

    Dy fëmijë ishin mes 18 personave të djegur nga zjarri në pyll në verilindje të Greqisë.

    Pavlos Pavlidis, një ndër ekspertët që kreu inspektimin fillestar në jug të fshatit Avantas – vend ku u gjetën mbetjet trupore të viktimave të djegura – ka zbuluar detaje nga tragjedia.

    “Ishin gjithsej 18 trupa të djegur, të gjithë meshkuj dhe dy prej tyre ishin fëmijë. Ata u gjetën të gjithë në grupe prej dy ose tre personash në një distancë prej 500 metrash, me sa duket duke u përpjekur të arratiseshin, dhe disa prej tyre u dogjën në një barakë”- tha ai.

    18 trupat u gjetën në një zonë rurale në Evros, ku zjarret po digjen jashtë kontrollit për të katërtën ditë radhazi. Të vdekurit ishin emigrantë, sipas ministrit të Migracionit Dimitris Keridis.

    Evakuohen tetë fshatra dhe një spital si pasojë e stuhisë së zjarreve në Greqi

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!