Lusiana Paula Figueiredo, 32 vjeç, është arrestuar  nga policia pasi që dyshohet se ka tentuar ta mbysë nënën e saj 68 vjeçare, Ana Benedita Figueiredo, në shtratin e saj në spitalin Dr.Karlos Masieira.


Pamjet e kamerave të sigurisë së spitalit, e shfaqin atë gjatë aktit, duke vendosur dorën mbi hundën dhe gojën e nënës së saj në përpjekje për ta mbytur atë, shkruan DailyMail – transmeton gazeta online Reporteri.net.

Mediat locale raportojnë se vajza Luisana, u arrestua në vendin e ngjarjes dhe më vonë u akuzua për vrasjse në tentativë, ndërsa nëna e saj u dërgua në njësinë e kujdesit intensiv.

Reklamë

Ana Benedita ndodhet në spital që prej datës 19 janar pasi pësoi një emboli pulmonare dhe hetimet fillestare tregojnë se vajza dëshironte ta vriste nënën e saj sepse ishte e lodhur duke u kujdesur për të.

Mëposhtë mund të shihni videon e kësaj ngjarje:

/Reporeri/

 

 

Reklamë