×
  • Lajme
  • Botë

    Trumi akuzon gazetën New York Times për “aktin e tradhtisë virtuale”

    Reporteri
    17 Qershor 2019 | 8:33

    Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka akuzuar gazetën New York Times për “aktin e tradhtisë virtuale”, pasi ajo kishte raportuar se SHBA ka rritur ndërhyrjen digjitale në rrjetin e energjisë të Rusisë.


    “Ata të humburit nga New York Times në fakt, shpikën tregimin se SHBA ka rritur në mënyrë të konsiderueshme sulmet e hakerëve në Rusi. Ky është një akt virtual i tradhtisë,” tha Trump në Twitter duke shtuar me shkronja të mëdha se kjo është e pasaktë dhe se gazetarët e New York Times janë të korruptuar dhe armiq të kombit.

    New York Times, i cili rregullisht boton artikuj kërkimi që nuk i shkojnë përshtati Trumpit, shpesh është objektiv i zemërimit të presidentit të SHBA-së në media.

    Gazeta të shtunën njoftoi se qeveria amerikane ka shtuar sulmet digjitale në rrjetin e energjisë dhe objektivave të tjera në Rusi, pas dyshimeve se Moska po vepron njëjtë kundër Uashingtonit.

    Sipas zyrtarëve amerikanë, të cilët i citon gazeta, Trump nuk ishte i informuar për detajet e operacionit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!