Twitter ka bllokuar postimet e fundit nga Donald Trump i cili ankohej për parregullësi në zgjedhjet presidenciale në SHBA.
Presidenti amerikan, Donald Trump ka sugjeruar se po ekzistojnë parregullësi në zgjedhje, transmeton lajmi.net.
Përmes një postimi në rrjetin social Twitter, ai ka pretenduar fitore të madhe.
“Ne jemi përpara, mirëpo ata po tentojnë të vjedhin zgjedhjet. Nuk do t’i lejojmë kurrë ta bëjnë këtë gjë. Votat nuk mund të dorëzohen pasi votimet të mbyllen”, ka thënë ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.