Keir Starmer dhe Donald Trump “theksuan rëndësinë e lidhjeve të ngushta dhe të ngrohta” midis vendeve të tyre dhe “ranë dakord të takohen së shpejti” në një telefonatë.
Bëhet e ditur se gjatë bisedës, kryeministri uroi presidentin për inaugurimin e tij dhe nderoi “rolin e tij në sigurimin e armëpushimit historik dhe marrëveshjes së pengjeve në Gaza”.
Të dy udhëheqësit “diskutuan rëndësinë e punës së bashku për sigurinë në Lindjen e Mesme” si dhe “tregtinë dhe ekonominë”.
Keir i tha udhëheqësit amerikan se si ai planifikon të reformojë ekonominë e Mbretërisë së Bashkuar, duke nxitur rritjen, shkruan skynews, përcjell Telegrafi.
Ndërsa presidenti foli për “respektin dhe dashurinë e tij për familjen mbretërore”.
Trump gjithashtu i shprehu ngushëllime Keir për humbjen e vëllait të tij, i cili vdiq në Boxing Day.
Ndryshe, më herët presidenti tha se ai mendon se Keir “ka bërë një punë shumë të mirë” deri më tani.
“Ne shkojmë mirë, pavarësisht se Starmer është liberal”, tha Trump.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.