Presidenti amerikan dha një konferencë shtypi me homologun italian, presidentin Matarela, të cilin e Trump e quajti “Mocarela”, gjatë një vizite në Shtëpinë e Bardhë.Por ajo që mori më shumë vëmendje në media ishte reagimi i përkthyeses italiane, e ulur pas Trumpit, e cila ndryshoi menjëherë fytyrën kur presidenti amerikan bëri një koment në lidhje me historinë midis Italisë dhe SHBA-ve.
“SHBA-të dhe Italia janë të lidhura fort, me pikëpamje të njëjta kulturore, të cilat i ndajmë bashkë prej mijëra vitesh, që nga koha e Romës së Lashtë”, tha Trump, presidenti i vendit të themeluar në vitin 1776, ndërkohë që Roma e Lashtë, e themeluar në vitin 753 para erës sonë, u zhduk në vitin 410 të erës sonë.
E vetmja gjë që e lidh vërtet fort Amerikën me Romën e Lashtë, është fakti se etërit themelues të SHBA-ve ishin pothuajse të fiksuar me perandorinë e vjetër europiane, dhe donin ta imitonin në SHBA teksa krijonin kombin e ri.Sigurisht që rrjetet shoqërore nuk e falën, dhe u mbushën menjëherë plot me “meme”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.