×
  • Lajme
  • Botë / Akuza për mashtrim

    Trump deklarohet i pafajshëm

    Reporteri
    03 Gusht 2023 | 22:55
    Ish-presidenti Donald Trump, brenda Gjykatës së Manhattan, Nju Jork. Foto: Reuters

    Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, është deklaruar i pafajshëm për akuzat se ka gënjyer me vetëdije dhe në mënyrë të përsëritur në përpjekje për ta përmbysur humbjen e tij në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020.

    Trump akuzohet për katër pika, ku përfshihet komplot për të mashtruar SHBA-në, komplot për të penguar një procedurë zyrtare, pengimi i një procedimi zyrtar, si dhe komplot kundër të drejtave të qytetarëve, raporton BBC, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    Pika e parë i referohet përpjekjeve të supozuara për të penguar mbledhjen, numërimin dhe certifikimin e votave.

    E dyta dhe e treta kanë të bëjnë me përpjekjet e supozuara për të penguar certifikimin e votave të kolegjit zgjedhor në Kongresin e SHBA më 6 janar 2021, të cilat kulmuan në trazirat e Kapitolit.

    Akuza e katërt ka të bëjë me tentativat e pretenduara për të ndërhyrë në të drejtën e qytetarëve për të votuar dhe për t’u numëruar votat e tyre. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!